Skip to content

“Mamaja do të hidhërohet me mua se kam djegur rrobat” Mjekët rrëfejnë fjalët më të çuditshme të pacientëve në momentet e vdekjes

    Një nga përdoruesit e internetit ka kërkuar nga mjekët për të ndarë fjalët e fundit – më interesante që ata kanë dëgjuar nga pacientët e tyre, në momentet para vdekjes së tyre.

    Nga rrëfimet e mjekëve, ai ka nxjerr shumë deklarata interesante.

    Veterani i Luftës së Dytë Botërore
    Disa njerëz në momentet e fundit të jetës së tyre fillojnë të flasin për gjërat e kaluara.

    Një rast i tillë ka qenë edhe një nga veteranët e Luftës së Dytë Botërore, duke filluar të luste ushtarët nazistë për jetën e tij.

    “Kjo është e gjitha. Ju jeni të lirë”, kishte thënë ai.

    Kjo gjë e kishte ndihmuar atë që të vdiste në heshtje.

    Ndjenjë e humorit
    Një nga pacientët shumë të trashë, përcjell Telegrafi, i cili kishte vuajtur nga diabeti shpesh kishte bërë shaka rreth gjendjes së tij shëndetësore, por nuk u mërzit për të ndryshuar zakonet e tij.

    Pasi i kishin prerë këmbën ai i kishte thënë mjekut: “Tash po ndihem më lehtë!”
    Këto dolën të ishin fjalët e tij të fundit, për shkak se disa minuta më vonë vdiq nga një atak në zemër.

    Dhoma e mbushur me njerëz
    “Pse të gjithë këta njerëz në dhomën time?”
    Infermierja u kthye për të parë, por dhoma ishte bosh. Kur ajo u kthye për të parë pacientin, ai tashmë kishte vdekur.

    I zemëruar deri në fund
    Zakonisht pacientët thuhet të jenë të qetë në momentet e fundit të jetës së tyre, por disa të tjerë mbeten të nervozuar me botën.

    Njëri ndër ta ishte edhe një njëzetvjeçar, pjesëtar i një bande kriminale.

    Në momentet e fundit, ka qenë nëna e tij ajo që i kishte kërkuar që të lutej, gjë për të cilën kishte marrë përgjigje me të shara.
    Vetëm një moment më vonë, ai e kishte kthyer kokën, pas së cilës gjë edhe kishte vdekur.

    Familja kishte mbetur pa fjalë.

    Rrobat e reja
    Dy djem ishin duke luajtur me një shkrepëse afër një lumi, pikërisht në momentin kur kishte shpërthyer një gyp i naftës, me çka edhe kishte ardhur deri tek një zjarr i madh. Të dy djemtë kishin pësuar djegie dhe në gjendje të rëndë ishin dërguar në spital.

    “Mamaja do të hidhërohet me mua sepse i kam djegur rrobat”, kishte thënë njëri prej tyre, para se të vdiste.