Vjen lajmi shumë i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi

784
0

Qeveria greke ka vendosur që të shtyje lejen e qëndrimit për emigrantët edhe për 5 muaj të tjerë.

Lejet që kishin skaduar pas 18 dhjetorit tashmë do të kenë vlefshmëri deri më 28 shkurt të këtij muaji.

Shkak për këtë vendim të qeverisë greke është bërë defekti që ka nxjerrë nga funksioni sistemin kompjuterik të Ministrisë së Emigracionit në shtetin fqinj.

Kësisoj rreziku që shumë emigrantë do të ktheheshin në persona me status të paligjshëm, kanë kohë për të rinovuar lejet e tyre të qëndrimit, një lajm i mirë ky posaçërisht për shqiptarët e shumtë që jetojnë në Greqi