Lubonja: Rasti i Llales eshtë nje skandal politik. Ky eshte rast fyes per Shqiperinë. Lu, nxirr provat ose hesht!

602
0

“Adriatik Llalla i shpallur ‘non grata’ nga DASH” është kjo tema e debatit mbrëmjen e sotme në “Studio e Hapur” në “News 24”.

Anilisti Lubonja tha se në këtë çështje ka pas një anomali që ne nuk duam ta shikojmë, sepse po e thanë amerikanët është e padiskutueshme.

“Tek ky vetingu ka një gjë, nëse një njeri ka bërë një krim, për shembull korrupsion. Pse na duhet ne një veting për të zbuluar nëse Llalla është i korruptuar. Edhe Xhafa thotë veting për policët, po si qenka kjo punë, bëj krime ti dhe shko në shtëpi, ai duhet të dënohet. Lidhur me Llallën ka një çështje, po ta marrim konkretisht. Amerikanët ose kanë prova nga shërbimet e tyre, dhe po patën atëherë duhet të ketë tjetër listë. Sepse nuk qenka Llalla vetëm peshku i madh. Në qoftë se shërbimet amerikanë qenkan përqendruar vetëm tek Llalla, ka diçka që nuk shkon. Se kemi kryeministra, ish kryeministra, presidentë e ku di unë.

Ose është ajo tjetra një arsye politike. Pra se ka penguar reformën në drejtësi. Po pse more do më heqë njeri mua vizën se nuk besoj tek reforma në drejtësi. Është një gjë që mban erë të keqe. Deri tek inatet personale që u fol, është fyese”, tha Lubonja.

Rasti i Llales eshtë nje skandal politik. Ky eshte rast fyes per Shqiperinë. Lu, nxirr provat ose hesht!