6.5 C
Tirana

“Ligjin në Fushë-Krujë e bëjmë ne”: Ja kush i jep siguri Xhisielës pas shpërthimit

Date:

Share:

Xhisiela Maloku ka reaguar pas shpërthimit me tritol që ka ndodhur pranë banesës së saj mbrëmjen e djeshme. Sipas saj, familja është tronditur nga kjo ngjarje. Ajo tha se sulmi është kryer nga ana e Partisë Demokratike.

Ajo thotë se është e kërcënuar nga ana e opozitës, ndërsa tregon se kanë qenë familjarët e Rexhepit ata që i kanë ardhur në ndihmë. Për ironi, ajo tha se ka kërkuar mbrojtje nga policia, por për ta ruajtur, po e ruan Ramazan Rraja.

“Vendosja e tritolit është bërë nga PD-ja dhe nga opozita, nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja. Unë të parin kam telefonuar Ramazan Rrajën, kushëririn e Rexhepit. Unë mendoj se e ka bërë opozita dhe të vërtetën e di vetëm unë, ata dolën bllof”, është shprehur Xhisiela Maloku.

E reja është shprehur më tej se i vetmi person me të cilën ndihet e sigurt është kushëriri i Rexhepit, Ramazan Rraja.

Po kush është Ramazan Rraja? Ai është një nga dy kushërinjtë e Rexhep Rrajës, që sipas oficerit të policisë Emiljano Nuhu, e kanë kërcënuar hapur.

Këtë kërcënim, Nuhu e ka paditur në polici. Ngjarja ndodhi në lokalin Rich Mond në Tiranë.

“Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhisielën dhe e ke pyetur për ne? Nuk më rruhet k… fare për ty që ke ardhë nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë-Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë-Krujë. Ligjin në Fushë-Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...

Rënie drastike/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 6 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet me 93.5 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.