Lotaria, ambasada e SHBA: S’kualifikoheni direkt nëse e bëni këtë veprim

1925
0

Nëse keni ndërmend të aplikoni për Lotarinë Amerikane duhet të dini edhe se çfarë u s’kualifikon nga gara për në tokën e ëndrrave.

Përveçse plotësimi i lotarisë duhet të jetë korrekt në çdo kërkesë të formularit, nuk duhet të shkelni rregullin kyç që u s’kualifikon direkt.

Përmes një njoftimi, Ambasada e SHBA bën me dije se ligji lejon vetëm një regjistrim përgjatë periudhës së regjistrimit dhe nëse aplikoni më shumë se njëherë s’kualifikoheni automatikisht.

Ambasada shkruan:

Ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen. Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë”