Harroi portofolin kur ishte në Sarandë, kroati bën postimin e pabesueshëm në Facebook

411
0

Këtë e vërteton turisti kroat Vlatko Horvat, i cili ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook një ndodhi që nuk ia urojmë kujt, por me një fund impresionues.

Gjatë vizitës së tij në Sarandë, kroati ka harruar portofolin dhe gjejeni çfarë? I riu shqiptar me emrin Albano Koka ia ka kthyer.

Krahas fotos me portofolin që i ka mbërritur nga posta, Vlakto Horvat shkruan:

Çfarë ndodh kur humbni portofolin në Shqipëri?
Isha në Sarandë me një shok dhe e lashë Shqipërinë për t’u nisur drejt Zakynthos, Greqi.
Pas 5 orësh që isha nisur më vjen një mesazh: “E di që kaluat mirë në Sarandë, por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh.”
Nuk e kisha kuptuar ende që kisha harruar portofolin tim atje dhe djali që e gjeti më kontaktoi direkt dhe ma solli atë në Kroaci.

Fillimisht mendova me vete që nuk ka asnjë shans që të mbërrijë, por sot sapo ma solli postieri. brenda janë të gjitha paratë dhe dokumentat.
Albano Koka faleminderit shumë! Dhe po, Shqipëria është e bukur…dhe shqiptarët janë njerëz ekstra.”
Epo, Albano të falënderojmë edhe ne që na ndrite faqen, e për më tepër që mban edhe emrin e vendit.