Lëvizja drejt Greqisë, MEPJ njofton qytetaret: Beni kujdes, duhet patjeter qe te keni..

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar diten e sotme se prej datës 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

a) Formularin PLF

b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid test

c) Certifikate e diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Deri më datë 28 qershor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

* Plotësimi i PLF është detyrueshëm për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

“Lutem plotësimin e këtij formulari të domosdoshëm në rast udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë”, njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.