Italia aprovon rregullat e reja për turistët

1544
0

Qeveria italiane ka aprovuar rregulla të reja për mbërritjen e tursitëve në këtë sezon të ri turistik.

Rivendos karantinim të detyruar me Britaninë e Madhe e zgjat ndalimin e hyrjes për qytetarë që vijnë India, Sri Lanka e Bangladeshi.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka firmosur urdhërsen e cila do të lejoj hyrjen në Itali për të gjithë ata persona që vijnë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, nga SHBA, Kanada e nga Japonia e që përmbushin kërkesat e Green Pass.

Prej ditës së nesërme do të lejohen të hyjnë në Itali personat që mbërrijnë nga territoret e vendeve më sipër me kusht që të kenë kryer vaksinimin anti Covid, të kenë kryer tamponin molekular me rezulatin negativ jo më shumë se 48 orë para udhëtimit apo që kanë kaluar koronavirusin e periudhën e izolimit të certifikuar nga mjeku.

Italia vendos tamponin e karantinim e detyrueshëm të paktën 5 ditor për të gjithë ata që mbërrijnë nga Britania e Madhe dhe ndalon hyrjen e personave që udhëtojnë nga India, Bangladeshi e Sri Lanka.