Lavazhierja 30 vjeçarja e Milotit që bën “punë burrash”, Zana Lleshi: Më përbuzin, por do ushqej 5 fëmijët e mi

Zana Lleshi është nënë e 5 fëmijëve. Nevoja për të ushqyerit të vegjlit e saj detyroi gruan nga Miloti të bëjnë një punë që në vendin tonë e bëjnë vetëm burrat. Është punësuar tek një lavazh pranë shtëpisë së saj.

30 vjeçarja tregon se paragjykohet shumë dhe nga gjinia e saj.

“ Edhe fëmijë mi shajnë. Unë kam dalë për bukën e gojës jo për gjë të keqe. Ka shumë që më përbuzin ka dhe gra që qeshin kur më shohin. Bëj sikur si shoh, një sy e mbyll dhe tjetrin e lë hapur. Do punoj për fëmijët e mij ti mbaj mirë se më ka sjellë Zoti 5 mrekulli. Deri të vdes do mundohem t’i mbaj.”

Nuk përjashtohen dhe rastet e njerëzve, që e respektojnë dhe ndjejnë keqardhje për të.

“Ka raste që më respektojnë ju vjen dhe keq e më japin dhe lekë.”

Zana tregon se ka ditë që nuk ka fare punë dhe të tjera që fiton deri në 2 mijë lekë në ditë.

“Kam ditë që fitoj vetëm 2 mijë lekë, por ka ditë që nuk ka fare punë. Kur është shi nuk ka punë fare se punoj me korent. Në ditët më të mira fitoj dhe 20 mijë lekë.”

Pranon që është një punë që e lodhshme për të pasi do fuqi për ta përballuar.

“Kur lodhem shumë nuk e ndjej trupin ku e kam e kam copë-copë. Shumë e vështirë është se është dhe ftohtë. Me qënë dhe dëborë do detyrohem të punoj. Çdo stinë këtu jam.”

30 vjeçarja ka nevojë për ndihmë.

“Kush ka mundësi të më ndihmojë se e kam shumë të vështirë se pe si ishte lagështia në shtëpi. Jam shumë keq. Me 5 fëmijë është shumë e vështirë për të jetuar për kohën që ka ardhur.”

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.