Përplasen dy autobusë: Të paktën 40 humbje jete e dhjetëra të plagosur rëndë

4
0

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën të dielën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas përplasjes së dy autobusëve në Senegalin qendror.

Pas ngjarjes së rëndë, në vendin e Afrikës perëndimore u shpallën tre ditë zije në nder të viktimave, duke nisur nga 9 janari.

Rrethanat e përplasjes nuk dihen ende. Qeveria e vendit pritet po ashtu që të thërrasë një këshill ndërministror më 9 janar për të diskutuar marrjen e masave strikte që të sigurojnë një transport të sigurt.

Aksidentet automobilistike janë të zakonta në Senegal, kryesisht prej mungesës së disiplinës mes drejtuesve të mjeteve, kushteve të këqija të rrugëve dhe automjeteve të amortizuara.

VIDEO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.