Lajmi i fundit/ Shpallet në kërkim Elvana Gjata. Bëhet me dije se..

604
0

Policia shpall në kërkim policor këngëtaren Elvana Gjata. Këngëtarja është shpallur në kërkim nga policia, pas ngjarjes që ndodhi më 4 tetor në lokalin Monopol në ish-bllok.

Këngëtarja Elvana Gjata është larguar drejt Vienës 4 orë pasi ndodhi ngjarja në ish-bllok. Gjata është shpallur në kërkim të detyruar nga policia, pasi duhet të japë dëshminë e saj për atë çfarë ndodhi.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se policia është në pritje që këngëtarja të shkojë dhe të japë dëshminë në polici, në të kundërt do të bëhet shoqërimi i saj i detyruar.

Këngëtarja Elvana Gjata, deri më tani dyshohet se ka qenë arsyeja e konfliktit. Përveç Elvana Gjatës, të shpallur në kërkim janë edhe Ervin Mata, i dashuri i saj, si edhe Fabiol Alushi dhe komandoja Meviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi Fabiol Gaxhan.shqiptarja/