Lajmi fundit/ Ja cfare ka ndodhur së fundmi me shqiptarët në Itali

3061
0

Qytetaret shqiptarë jane renditur ne vend të dytë në Itali sa i përket numrit të punëtorëve të rregullt e që kontribuojnë në sigurimet shoqërore.

Ku numër ka ardhur në rritje vit pas viti, dhe sipas Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, në Itali janë aktualisht 343 mijë e 923 punëtorë të deklaruar. Kjo statistikë i rendit shqiptarët pas emigrantëve rumunë të cilët kryesojnë listën.

Po sipas këtij Instituti, rezulton se janë rreth 17 mijë e 300 shqiptarë të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike nga shteti për shkak të papunësisë, shkruan “Ora News”.

Të shumtë në numër janë edhe të moshuarit që përfitojnë pension. Të dhënat tregojnë për rreth 28 mijë emigrantë pensionistë, numri më i lartë ky ndër komunitetet e huaja në Itali.

Prej shumë vitesh shqiptarët kërkojnë t’u njihen vitet e punës së kryer në Shqipëri, për të mundësuar marrjen e një pensioni të plotë.

Por mes qeverive të dy vendeve ende nuk ka një marrëveshje për njohjen e së drejtës së pensioneve duke penalizuar kështu me mijëra persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.