Ndryshon moti/ Ja kur rikthehen reshjet e shiut dhe debora

1300
0

Vranësira të dendura dominojnë motin në vendin tonë gjatë paradites të kësaj të diele.

Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja sjellin reshje shiu fillimisht në zonat jugore dhe me pas reshjet shtrihen dhe në pjesën tjetër të vendit. Gjatë natës në zonat malore të vendit do ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë me të paktën 2 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor –Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Mot me vranësira dominon gjatë pjesës së parë të ditës në territorin e Kosovës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë vranësira të dendura dhe reshje dëbore si pasojë e rënies së ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Maqedonia e Veriut

Paraditja mbetet me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta por pas mesditës vranësirat sjellin reshje në zonat jugore dhe gradualisht në gjithë MV, herë pas here do ketë dhe dëborë të pakët.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore verilindore do të diktojnë vranësira, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në Gadishullin e Ballkanit, Evropën Lindore dhe Veriore. Po ashtu reshje shiu do kenë Brigjet e Egjeut dhe Gadishulli Iberik. Ndërsa do ketë Evropa Qendrore dhe Britania e Madhe.