Ministri jep lajmin e keq: Masat shtrenguese anti-Covid mund të zgjasin deri në pranverë

568
0

Masat shtrenguese për parandalimine përhapjes së koronavirusit mund të zgjasin deri në pranverë në Gjermani.

Lajmin e ka bërë me dije ministi i Ekonomisë, Peter Altmaier.

Ai është shprehur se Gjermania ka përpara muajt e gjatë të dimrit dhe situata varet shumë edhe nga vaksina anti-Covid.

“Ne kemi përpara tre apo katër muaj të gjatë dimri. Shumë do të varet nga mbërritja e një vaksine. Por është e mundur që kufizimet të vazhdojnë e në muajt e parë të 2021”, tha Altmaier.

Kujtojmë që Gjermania i ka rezistuar pandemisë më mirë sesa shumë vende fqinje, por aktualisht po lufton të përmbajë valën e dytë të COVID-19.

Deri më tani në Gjermani 16,377 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1,041,970.