Lajm i mire per familjet me 3 femije/ Manastirliu: mbështetje financiare për nënat me 3 ose më shumë fëmijë..

178
0

Nënat e papuna që kanë 3 ose më shumë fëmijë, të ardhurat mujore të familjes të së cilës nuk i kalojnë 100 mijë lekë, do të mbështeten nga buxheti i vitit 2023.

Këtë lajm e dha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila dha më shumë detaje se si do të aplikohet mbështetja për këtë kategori nënash.

Ogerta Manastirliu: Ne kemi vendosur që me buxhetin e vitit 2023 të mbështesim nënat me 3 ose më shumë fëmijë. Do të kemi një kategorizim, i cili besojmë se është i rëndësishëm për t’u ndarë me  publikun: Janë të gjitha ato gra që kanë 3 dhe më shumë fëmijë, ku njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe ku të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë.

Kjo është një politikë për nënat, politikë sociale që synon të njohë si vite pune pikërisht periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para, është mundësuar nga fillimi i vitit tjetër me buxhetin e vitit 2023, njohja e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore duke mbështetur kontributet shoqërore dhe shëndetësore për 5 vitet e rritjes së fëmijës së tretë, katërt e kështu në vazhdim. Do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Është një mbështetje financiare e cila do të jetë pjesë e paketës buxhetore për vitin 2023 e në vazhdim, pra konsiderohet si një politikë e qëndrueshme për nënat, gratë e papuna që kujdesen për fëmijët duke i siguruar kështu aty edhe njohjen e kontributeve shoqërore.