Nje tjeter kulle do t’i shtohet Tiranës, 58 kate, ja ku do te ngrihet

1366
0

Projekti në foto është ndërtesa e re shumëkatëshe që do vendoset në zemër të Tiranës. Një kullë me 58 kate, e cila do të ndërtohet tek Rruga e Kavajës, aty ku sot është Volkswageni.

Ndërtuesi është Agron Papuli, një biznesmen të cilin opozita e cilëson mikun e ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë, MCN publikoi ekskluzivisht vendimet e KKT në korrik për miratimin e lejeve për 12 kulla të reja në Tiranë, një pjesë e të cilave në zonën më të dendur të saj, në ish Bllok.

Gazetari Klorian Tomorri shkruan se për këto kulla lejet tashmë janë të zbardhura. Por me sa duket ka dhe të tjera në proces dhe kulla tek Rruga e Kavajës, është një prej tyre.

Downtown One, kulla 40 katëshe e kompanisë Kastrati e gëzoi rekordin si ndërtesa më e lartë në Tiranë dhe Shqipëri, më pak se 1 vit. Tashmë kulla më e lartë do të jetë 58 katëshi tek Rruga e Kavajës,

Aktualisht Tirana urbane është një nga qytetet më dendësinë më të lartë të popullsisë në Europë.

Në zona të caktuara të qytetit dendësia e popullsisë shkon, sipas INSTAT, deri në 35 mijë banorë për kilometër katrorë. Përbindëshat e betonit vetëm do të shtojnë më shumë përqëndrimin e popullsisë në një qytet, i cili nuk ka parqe, nuk ka infrastrukturë, ka ndotjen më të madhe në Europë dhe është i zënë në kaps nga trafiku.