“Guri i rëndë nuk po rëndon më në vend të vet ”, Qytetarja: Djali u kthye nga Amerika dhe nuk po gjen dot veten këtu ndërsa vajza..

22068
0

Eni, një qytetare nga Tirana, thotë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se shprehja “guri i rëndë në vend të vet” është e vjetëruar dhe jashtë kohës. Ajo tregon se dy fëmijët e saj kanë studiuar jashtë, por vajza ka qëndruar ndërsa djali është kthyer në atdhe. Nisur nga eksperienca e saj, Eni thotë se të rinjtë mund ta gjejnë veten shumë më mirë jashtë dhe të kenë një të ardhme.

Eni: Kam dy fëmijë. Të dy kanë studiuar jashtë. Vajza studioi në Belgjikë, punon dhe jeton atje. Është shumë e lumtur, është shumë mirë, punon te Komisioni Europian te departamenti i të Drejtave të Njeriut dhe është shumë e kënaqur. Djali mbaroi në Amerikë dhe siç kanë dobësi baballarët për djemtë, e ktheu në Shqipëri. “Hajde, Shqipëria do bëhet shumë mirë, po ecim mirë, je shumë larg në Amerikë”. Erdhi djali nga Amerika, studioi atje, mbaroi me 10-ta, me rezultate shumë të mira.

Aldo: Për çfarë ka mbaruar?

Eni: Financë. Ka kaq vite që punon këtu nuk e gjen dot veten, por u kthye në Shqipëri dhe është e vështirë tani që të ikë se ka krijuar edhe familje. Kështu që ata që mbarojnë jashtë, për mendimin tim, të rrinë aty ku janë se e gjejnë veten, e rregullojnë shumë mirë. Guri i rëndë që erdhi në vendin e vet nuk po rëndon fare, ajo që është në vend të huaj, po rëndon shumë mirë aty ku është.