Lajm i mire/Mjeku tregon hapin e madh qe po behet, perfiton dhe vendi jone

525
0

Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog i njohur,ka publikuar lajmin e mirë në lidhje me testet e shpejta të antigjeneve të Covid-19 qe do te jene shume shpejt dhe ne vendin tone.

Me një postim në ‘Facebook’ ai shprehet se testet e shpejta të antigjeneve të Covid-19 janë gati.

Ai thote se ky është hapi i rradhës me gjasat më të larta për t’u hedhur dhe është plani më realist në afat të shkurtër.

Midis te tjerave ai shkruan se me testet e shpejta resultati del për 15-30 minuta dhe kushton 3.9 euro, ndërsa sensitiviteti eshte 80-90%.

Postimi i plotë:

Shume lajm i mire miqte e mi!

Testet e shpejta te antigjeneve te SARS-CoV-2 jane gati!

Ky eshte hapi i rradhes me gjasat me te larta per t’u hedhur dhe eshte plani me realist ne afat te shkurter.

Perparesite e testeve te shpejta:

Rezultati del ne 15-30 minuta;

Kostoja eshte 3.9 euro ose me pak;

Sensitiviteti eshte 80-90%;

Mund te kryhen ne cdo ambjent;

120 milione teste jane ndare veç per shtetet me te ardhura te uleta ose te mesme, si Shqiperia.

Aprovimet e emergjences nga OBSH-ja:

SD Biosensor (Kore e Jugut) ka marre aprovimin ditet e fundit

Abbott (SHBA) ka shume gjase ta marre aprovimin se shpejti

Asnje test i meparshem ne perdorim nuk e ka pasur kete certifikim dhe ne fakt po nxirren nga perdorimi.

Testi do t’i ngjaje testit te shtatzenise, por kuptohet qe materiali biologjik qe perdoret ne kete rast eshte nje pike gjak.

‼Disavantazhet e RT-PCR (“tamponit”):

Rezultati del 12 ore deri ne disa dite me vone;

Kostoja eshte rreth 35 euro, ndersa ne treg shkon rreth 100 euro;

Sensitiviteti eshte 70-80%;

Kerkon laboratore te sofistikuar.

Praktikisht, testet e shpejta te antigjeneve jane superiore ndaj “tamponit” ne te gjitha kriteret e mesiperme.

Forca miq!

Shkenca ecen perpara vazhdimisht!

Jepini kohen e duhur duke u ruajtur nderkohe