Shefi i urgjencës Kombëtare: Ka ndryshime mes gripit dhe Covid-19, ja si të dalloni shenjat e virozave

972
0

Me ardhjen e stines se vjeshtës vijnë edhe virozat e stinës, të cilat kanë tipare të ngjashme me Sars Covid 2. Mjeket jane duke këshilluar qytetarët të kene kujdes për të bërë dallimin mes tyre.

në një intervistë për Vizion Plus, tregon se një individ e ka të mundur që të dallojë nëse ka ftohje te lehtë, grip apo është infektuar me Koronavirus.

“SKENDER BRATAJ, SHEF I URGJENCES KOMBETARE

Kane shumë shenja të ngjashme me Covid. Fillimi te rrufa është graduale, ndersa te gripi dhe Covid-19, i menjehershem; por diferenca te Covid 19 eshhte se nuk ka rrufe apo sekrecione, por fillon me këputje të trupit dhe djersitje.”

Një element që mund të krijojë konfuzion tek qytetarët është temperatura, por që për ekspertët në të trija rastet, ka diferenca.

“SKENDER BRATAJ

SHEF I URGJENCES KOMBËTARE

Temperatura te ftohja është e rallë, ndersa te gripi zgjat tre ose kater dite, ndersa ne kete kohe ka filluar edhe tek Covid 19. Por te covid 19 nuk ka pjese trupi qe nuk të dhemb dhe je shumë i këputur.”

Brataj, i cili është edhe anëtarë i Komitetit Teknik të Ekspertëve për koronavirusin këshillon se në çdo rast personat nuk duhet të kenë panik, por duhet t’i drejtohen mjekut të familjes për të dhënë diagnozën e saktë.