14.5 C
Tirana

Lajm i hidhur pushton median, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Date:

Share:

Një lajm i hidhur vjen këtë mëngjes për botën e medias shqiptare.

Gazetari i njohur, redaktor e historian, Thimi Nika, është ndarë nga jeta. Lajmin e ka dhënë miku i tij, Agim Xhafka në një postim të bërë në Facebook, shkruan ShkodraNews.

“JAVA NIS KEQ…

Qysh në mëngjes lexova që na la Thimi Nika. Fluturoi pa zbardhur dita që të mos na trazonte ëndërrat. Bëri atë që dinte më mirë;askush të mos ia mësonte hallet e tij.

U mbështeta te tavolina dhe i thashë gruas:
-Thimi na la. Mbesa,sa pa hidhërimin tonë,pyeti: -Çfarë profesioni kishte? -Punonte shok,ashtu tërë jetën.-i thashë.

Dhe qëllova në shenjë. Ai qe gazetar,shef,drejtor,filatelist,historian,redaktor klasi,botues… Ama së pari ishte shoku i të gjithëve. Të dëgjonte pa fund,të këshillonte,të mësonte dhe veç qeshte. Sikur nxirrte zemrën mbi tavolinë.

Për dy orë gënjeja veten se lajmi do ishte fake. Por me sa duket duhet të mësohemi pa Thimin. Në se do më duhet këshilla e tij do dal në breg të Jonit e do nis drejt reve a zogjve hallin tim. Dhe Thimi do ma sjellë përgjigjen. Si? E di ai. Se atje mbi ne atij nuk i rrihet pa ne. Do e ngrejë një antenë e do flasim e shihemi. Me sms,me skype? Të presim siç prisnim mendimin e tij aq të çmuar.
Lamtumirë shok e mik. Mos na harro,ore!”, ka shkruar ai./

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.