“Nënën shqiptare bashkë me foshnjen e zbresin nga autobusi sepse ai qante”, gazetari italian i tmerruar

553
0

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Itali dhe rrëfyer nga gazetari italian Tiziano Corradori.

Ai ka treguar për një incident të ndodhur në një autobus, ku protagonistë të kësaj ngjarjeje janë një nënë shqiptare dhe i biri i mitur.

Përmes një letre drejtuar një gazete italiane, Carradori zbulon sesi shoferi i autobusit nxjerr me dhunë një shqiptare, vetëm sepse po i qante fëmija.

Ai shkruan në letër:

Të premten me 5 tetor rreth orës 10: 40, një nënë u ngjit në autobusin nr 15 në Conad di viale Adua. Pak më pas vogëlushi që kishte në krahë, filloi të qante por pa ndaluar. Aq shumë qante, saqë shoferi i autobusit ka ndaluar automjetin në mes të rrugës dhe iu afrua gruas, duke e detyruar të zbresë.
Ai ia bëri të qartë se nëse ajo nuk zbriste, autobusi nuk nisej. Në fakt gruaja ishte e pajisur me abone të rregullt, por ishte nga Shqipëria. Pyes veten nëse sjelljet e tilla, ndaj çdo përdoruesi të ndonjë kombësie, bëhen brenda politikës së kompanisë dhe nëse jo, çfarë masash fo të marrë kompania ndaj shoferit intolerant?”