“Kur bën edhe ajo Xhensila, që e ka burrin katunar”, reagon këngëtarja

406
0

Nisi sot emisioni i shumëpritur i Besit, Erionit dhe Olsit, “BE Coffee” i cili transmetohet çdo të diel tek “E diela shqiptare”. Gjatë emisionit, Olsi Bylyku bëri një batutë për Xhensilën duke u shprehur: “Kur bën dhe ajo Xhensila, burrin katunar, vetë nga Kolonja edhe këndon si me qenë goca e Sabri Fejzullahut”.

Pas kësaj batute ka reaguar Xhensila e cila ka postuar në Instastory një video ku shihet duke parë emisionin dhe qesh teksa Olsi bën këtë batutë.

“Oh jooo”, dëgjohet të thotë këngëtarja teksa qesh. Ndiqeni në videon e mëposhtme./Xing/