E FUNDIT/ Lulzim Basha merr goditjen pas shpine, i del kundër edhe njeriu i afërt

544
0

Ndërsa pranoi se opozita ka bërë disa gabime, Agron Duka kreu i partisë Agrare tha në Top Talk se pas humbjes së opozitës , Basha duhet t’i hapë rrugë demokratëve për zgjedhje të lira në parti.

Ai tha se zgjedhjet në PD duhen ribërë në mënyrë që të vazhdohet para. “Opozita duhet të shikojë gabimet, ose ardhmja është e errët, mos të humbasë kohë kot deri në shtator. Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet të lira në PD, jo siç u bënë më para, zgjedhje reale, të bashkohen demokratët, që nga i vjetri deri më i riu. Të zgjedhin lidershipin e ri të PD që mund të jetë dhe Basha prapë, nëse e rifiton besimin , se kështu me artifica thjesht i shton jetën mazhorancës”, tha Duka.

Më tej ai deklaroi se nuk mund t’i vihet faji humbjes së zgjedhjeve manipulimit të votave këtij prentendimi që po përdoret prej sa palë zgjedhjesh. “Nëse shkohet me këtë mendim atëherë edhe në 2025 i kemi zgjedhjet e humbura. Ajo që ndikoi për mendimin tim janë mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale, mos përfshirja në ndarjen territoriale me krijimin e 61 bashkive dhe mbi të gjitha djegia e mandateve të deputetëve”, tha Duka.

Ndërsa bëri të ditur shkëputjen e PD-së, ai deklaroi se vota e tij do të jetë më opozitën dhe jo me PS-në.