Itali/ Hapja e kufijve: nga 15 maji hiqet karantina për ata që vijnë nga vendet e BE si dhe per keto dy vende..

733
0

Ministrat Di Maio dhe Speranza kanë vendosur të heqin karantinën për ata që vijnë nga vendet e tjera të BE në funksion të rifillimit të sezonit turistik. E njëjta gjë do të zbatohet edhe për qytetarët nga Britania e Madhe dhe Izraeli transmeton shqiptari.net

Kjo është ajo që ministrat e jashtëm Luigi Di Maio dhe Roberto Speranza kane vendosur në një tryezë të mbledhur për të diskutuar rihapjen për turistët e huaj në funksion të periudhës së verës.

Nga takimi midis dy ministrave Di Maio dhe Speranza, në lidhje me SHBA, fluturimet Covid Free duhet të forcohen dhe deri në mes të qershorit qëllimi është që të rihapet duke eleminuar karantinën edhe për turistët që vijnë nga Shtetet e Bashkuara /shqiptari.net/