Ky shtet ju demshperblen 3 mije dollarë nese Infektoheni me Covid ndërkohë që jeni me pushime atje

420
0

Mbi 33 milion persona jetojnë në Uzbekistan, por me marrjen e shpejtë të masave, vetëm 19 vdekje u raportuan në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Në fakt është aq i sigurt, saqë vendi nisi fushatën “Udhëtimi i sigurt” i garantuar, i cili u ofron vizitorëve 3,000 dollarë nëse infektohen nga virusi, ndërsa udhëtojnë në vend.

Presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev nënshkroi dekretin të martën e kaluar, ndërkohë që 3,000 dollarë është kostoja e vlerësuar e kujdesit mjekësor për trajtimin e koronavirusit në vend.

Në mënyrë që të marrin 3,000 dollarët, udhëtarët duhet të eksplorojnë vendin me një udhëzues lokal.

Udhëzuesve turistikë lokalë dhe vendeve turistike do t’u kërkohet të marrin një çertifikim nga qeveria, që tregon se ata po ndjekin udhëzimet e sigurisë dhe sanitare.

Deri më tani, vendi ka njoftuar se është i hapur për vizitorët nga vendet me rrezik të ulët, si Kina, Izraeli, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Vizitorëve nga Evropa u kërkohet të karantinohen për 14 ditë kur të mbërrijnë, sipas Lonely Planet.