Skip to content

Detaji shokues në maskën e Ministres Manastirliu, dicka nuk shkon: Eksperti del me paralajmërim dhe bën thirrjen e fortë

    Eksperti i Shendetit Publik, Erion Dasho ka vene re nje detaj te cuditshme ne masken e ministres Manastirliu diten e djeshme ne laboratorin e dyte qe do beje testet per koronavirusin

    Duke i drejtuar nje thirrje ministres te mos mbaje maske me valvul, Dasho deklaron: Ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve!

    POSTIMI I PLOTE

    Zonja Ministre!

    Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur!

    Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve!

    Ata do të dinë se si t’ju këshillojnë!