16.5 C
Tirana

Ky është qyteti i parë në botë që mund të ketë arritur imunitetin e tufës

Date:

Share:

Para 4 muajsh, pamjet e publikuara nga qyteti Manaus në Brazil habiten botën, ku jetet e humbura e shkaktuara nga koronavirusi qëndronin në kamionë frigoriferikë pasi autoritetet dhe të afërmit nuk arrinin dot t’i varrosnin për shkak të numrin të madh të trupave të pajetë.

Por tashmë situata ka ndryshuar krejtësisht në këtë qytet brazilian, ku infektimet e reja me Covid-19, të shtruarit në spital dhe viktimat, kanë rënë ndjeshëm dhe situata po shkon drejt normalitetit.

Për këtë arsye, shkencëtarët janë shprehur se ky qytet mund të ketë arritur imunitetin e tufës, ndërsa izolimi nuk u vendos asnjëherë, madje edhe masat nuk është se u respektuan.

Qyteti, i vendosur mes pyjeve të Amazonës, u godit rëndë nga koronavirusi në fillimin e pandemisë. Pamje të kapura me dron tregonin makineritë e rënda teksa gërmonin për hapjen e varreve masive për viktimat e shkaktuara nga koronavirusi. Me qindra trupa të pajetë u ruajtën në frigoriferë. Këto skena u përshkruan si një film horror nga kryebashkiaku i këtij qyteti.

Ndryshe nga shumica e shteteve në Azi dhe në Europë, ky qytet kurrë nuk vendosi karantinën, madje as rregulla të rrepta të distancimit social dhe as vendosjen e maskës.

Jarbas Barbosa da Silva, një zyrtar i Organizatës Pan Amerikane të Shëndetit pohoi se piku i shpërthimit të koronavirusit ishte shumë i fortë, por sipas tij ai mund të ketë krijuar një lloj imuniteti të tufës. Megjithatë, edhe pse kjo nuk është ende e sigurt edhe pse shifrat kanë rënë, ai thekson se ky qytet ka paguar një çmim shumë të kripur. Shifrat zyrtare tregojnë se deri tani në qytetin me 1,8 milionë banorë kanë ndërruar jetë 3300 persona, afërsisht 1 në 500 persona.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...

“Ta shkul zemrën…” Pas denoncimit në polici nga e bija per vepra të turpshme, babait i erren sytë për hakmarrje

Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.