Dikush po paguan borxhet e gjithë fshatit, por askush nuk e njeh. Flet shitesja e dyqanit: Kur e pyeta, ai mu pergjigj..

63705
0

Një njeri i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve në Tuzla, të Turqisë por askush nuk po e gjen se kush është ky person.

Njeriu misterioz u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës, në një kohë kur varfëria ka “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.

Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve, i tha agjensisë së lajmeve Demirören, pronari i njërit prej dyqaneve.

Më tej ai tha se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra, tha pronari i dyqanit.

Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”.

Nje gjest i tille eshte per tu lavderuar, do te ishte fantastike sikur te ndodhte dhe ne vendin tone. /Portali Shqiptari/