Koronavirus, piku i ri i rasteve në Francë dhe ne Spanje

369
0

Piku i ri i infeksioneve në Francë, ku numri i rasteve pozitive Covid-19 ka arritur në 5,429 në 24 orët e fundit, një numër që nuk shihet që nga mesi i prillit. Kjo është ajo që bëhet e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë. Spanja gjithashtu regjistroi 3.594 infeksione të reja, duke shënuar një nga nivelet më të larta ditët e fundit.

Në Spanjë rastet permbledhese, përfshirë rezultatet e testit të antitrupave tek pacientët që mund të shërohen tashmë, arritën në 419.849, numri më i lartë në Evropën Perëndimore. Janë regjistruar edhe shtatë humbjejete të tjera, duke e cuar numrin e përgjithshëm në 28.971.