HomeInteresanteUrtesiKy djalosh i...

Ky djalosh i llastuar dhe nevrik, fyente këdo… por babai ia hoqi vesin e keq me 1 thes gozhdë!

Një djalë i vogël kishte fituar një temperament shumë të keq. Nevrikosej shpejt, shpërthent me fjalë e britma ndaj kujtdo që ia prishte terezinë.

Babai i tij e kuptoi se djalin nuk mund të vijonte me këtë llastim dhe vendosi t’i jepte një thes me gozhda dhe i vuri kusht që sa herë të humbte durimin, ai duhej të ngulte një gozhdë në derë.

Ditën e parë, djali nguli rreth 37 gozhda në atë derë.

Djaloshi gradualisht filloi ta kontrollonte shpërthimin e tij duke u bërë më i përmbajtur gjatë javëve të ardhshme, ashtu siç durimi i tij sa vinte e kalitej po ashtu dhe numri i gozhdëve që po ngulte në derë zvogëlohej.

Ai kuptoi se ishte më e lehtë për të kontrolluar temperamentin e tij se sa për të goditur ato gozhda në derë.

Më në fund erdhi dita kur djali nuk e humbi aspak toruan.

Ai i tha të atit për këtë dhe babai i tha se tani ka ardhur momenti që duhej të hiqte një gozhdë, sa herë që ai e mbante nën kontroll temperamentin e tij.

Ditët kaluan dhe djaloshi më në fund ishte në gjendje t’i tregonte babait të tij se të gjitha gozhdat ishin zhdukur.

Babai e mori djalin e tij për dore dhe e çoi tek dera e drunjtë.

“Ti ke bërë mirë, biri im, të lumtë, por shikoni vrimat në derë. Dera kurrë nuk do të jetë e njëjta. Kur thua gjëra nga inati, ato lënë një shenjë fiks si kjo. Mund ta heqësh një thikë nga plaga që shkaktove me të. Nuk ka rëndësi se sa herë thua se të vjen keq apo kërkon falje, plaga mbetet ende aty”.

Morali: Kontrolloni zemërimin tuaj dhe mos i thoni gjërat njerëzve në nervin e momentit, që më vonë të pendoheni. Disa gjëra në jetë, ju nuk jeni në gjendje t’i ktheni mbrapsht përsëri.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Historia e trishtë e gruas nga Elbasani me trupin e një fëmije 8 vjeç që i shërben nënës së sëmurë

Fati Cara ka lindur me nanizëm. Ajo është 56 vjeçe një grua e vogël me zemër të madhe e cila zgjodhi të mos krijojë familjen e saj, por t’i përkushtohet e t’i shërbejë nënës së sëmurë. 56 vjeçarja me trupin...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.