Kur largohen shirat? Surprizon moti ditët në vazhdim..

414
0

Vranësirat dhe shirat mbeten prezente në të gjithë vendin më të dendura në veri dhe zonat Qendrore të Shqipërisë.

Por reshje dëbore do të ketë në zonat malore, kryesisht në verilindje.

Parashikohet që pasditja të sjell pauzë të shirave dhe dëborës për t’u rikthyer serish ne orët e vona të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie te lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4 deri 20 °C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 3 ballë.