“Kam frikë, nuk dua që dhe motra të më lëri vetëm si vëllai”, historia prekëse nga Tirana

1020
0

Një qytetare ka shkruar për JOQ Albania një ngjarje që e ka përjetuar në Tiranë.

I gjithë rrëfimi është i dhimbshëm, por me një mesazh dhe bën thirrje që mos të neglizhohet komuniteti rom në vendin tonë dhe shteti t’i hedhë sytë edhe prej tyre jo vetëm nga ata të cilëve u vjel para.

Tek ecja e menduar rrugëve të qytetit, vështroja me ëndje dritat me ngjyra nëpër degët e pemëve.
“Sa bukur”, mendova me vete…

Sikur çdo ditë e vitit të ishte e mbështjellë me këtë harmoni festash!
Disa hapa më pas, një dorë thuajse akull më zgjatet para.
Më jep 10 lekë të lutem o goce!”

Këto ishin fjalët e një vogëlushi me lot faqeve dhe vazhdoi:
Kam një motër të vogël është shumë e sëmurë, asnjë s’më beson kur u them i kam lekët për hall, mendojnë se i blej cigare por unë jam djalë i mirë. kam vetëm 1 motër se vëllai më vdiq dimrin e kaluar, të lutem po pate më jep ca lekë!”

Më theu zemrën me ato fjalë, jo që jam njeri i cili nuk ndihmoj, m’u dhimbs për dashurinë e sinqertë që kishte, m’u dhimbs për fjalët që i buruan nga zemra.

Ku është ky shtet që nuk merr vesh për këta fëmijë të gjorë?!

Pak më tutje rrëzë një koshi mbeturinash, dridhej nga temperatura një vajze e vogël 2-vjeçare, kur më pa u tremb dhe mendoi se isha një police nga xhupi. Thërriste të vëllain nga frika, m’u këput shpirti kur e pashë ashtu.

“Motra mezi ecën, nuk di akoma të flasë shumë mirë, por më do dhe e dua më shumë se veten!”- tha vogëlushi i gjorë dhe i hodhi “xhupin” e tij të leckosur sipër motrës që ta “ngrohte”.
Mami është nga ana tjetër e Tiranës që po përpiqet të punojë, nuk di gjë për motrën. Unë kam shumë frikë, nuk dua që dhe motra të më leri vetëm si vëllai.”

Hapa portofolin, por ato para që kisha nuk i shuanin hallet të gjorit djalosh. Për fatin e tyre të mirë aty pranë kalonte një zotëri i kollarisur dhe kur më pa të flisja me të, mendoi mos më kishte vjedhur gjë dhe u afrua.

“Të ka marrë gjë?”, më pyeti.
Jo aspak, i thashë, po i sqaroja situatën në të cilën ndodhej djaloshi.

Si me gjysmë zëri burri tha “Unë punoj te Sigurimet Shoqërore” dhe nxori telefonin e mori ambulancën, por u vonua nga trafiku i rënduar.

Pas disa minutash, ambulanca erdhi dhe morën vajzën bashkë me të vëllanë.

U luta që ajo vajzë të kthehej sërish mirë, pse jo, si çdo fëmije t’i gëzonte çdo çasti.

Sa here kaloja nga ajo rrugë më bënte përshtypje që nuk e shikoja djaloshin e vogël me aty. Disa ditë më vonë, ai më gjeti mua duke pritur urbanin dhe m’u afrua:

– A më mban mend mua?

– Po , si jo . Ça bën ti shok? Si u bë motra jote?

– Dua të të them shumë faleminderit për atë ditë…

E pashë që diçka nuk shkonte…

– Motra ime … nuk është… më gjallë… – tha duke qarë me dënesë.
Atë ditë e çuan te spitali, i bënë serum dhe na thanë të iknim në shtëpi… rrugës filloi shiu i madh… motra u bë më keq.”

Përse o Zot, thashë me vete, t’i meritojë një fëmijë këto gjëra? Në sytë e atij djali lexoheshin qartë gjithë ditët e stërmundimit për 10 lekesh-at e simiteve, jetesës dhe çdo nevoje që ka njeriu mbi tokë.
-Më vjen shumë shumë keq !! …Më vjen vërtet keq që keni këto kushte, por kurrë mos hiq dorë së besuari! Një ditë do bëhesh aq i zoti saqë të gjithë do shajnë veten që nuk të besuan… Motrën e mori Zoti, të kujdeset më mirë ai për të. Ti … kujdesu shumë për veten!”

Dhe më tha:
Ti nuk je si vajzat e tjera, nuk më shikove shtrembët por më ndihmove. Sa mirë sikur të ishin krejt si ti dhe të na ndihmonin.”

Sa e bukur do të ishte bota po ta ndihmonin njëri-tjetrin dhe të ishim më humanë. Sa bukur do të ishte sikur ky shteti ynë të hidhte sytë edhe nga shtresat e tjera të popullsisë, jo vetëm tek ata që u vjel lekët, por të kujtohet që ka edhe nga to shtresa në nevojë.

Mos përbuzni o njerëz, vëreni veten në pozitën e tyre…Ju sikur një ditë të mbeteni pa gjë do të filloni të mallkoni e t’ua hidhni fajin të tjerëve, por romët nuk kanë asnjë ditë!

Duhet të kuptojë se dhurimi nuk te varfëron, të shtrëngosh një dorë të ftohtë nuk të ngrin dhe të ndihmosh nuk poshtërohesh.

JOQ Albania