“Zonja Eni të lutem mos u merr me atë vajzë, atë e njeh i gjithë Librazhdi”

Julida ka mbetur mes 4 rrugëve, pasi babai i fëmijës së saj e ka braktisur në muajin e pestë të shtatzënisë. Ai nuk pranon që është babai i fëmijës. Julida troket në derën e motrës së saj të madhe, por Blerina ka dy fëmijë, burrin nuk e ka dhe nuk ka mundësi ta ndihmojë. Gjithashtu ajo është e zemëruar se pse Julida nuk i tregoi asaj, por edhe prindërve.

Po, pse familja e djalit nuk e pranon mbesën e saj?

Julida Sula: Vetëm nëse sheh foton  e kupton se sa shumë i ngjan atij. Ata janë një kopje të dy. Edhe motrën prandaj e kam sjellë këtu. Jam në mes të 4 rrugëve, pa punë, pa shtëpi, nuk kam ku të shkoj. Ku ta çoj gocën.

Blerina: Ky hall është shumë i madh, si për motrën si për mua. Unë nuk kam mundësi. Unë e kisha në mendje të vija për hallet e mija, sepse kam një shtëpi me blloqe që vjehrri im e ka pasur kasolle për dhitë. Burri ka qenë shumë i sëmurë, kam qenë në borxhe. Kam luftuar gjatë shtatzënisë së motrës, gjatë lindjes. Kam 5 milionë Lekë kredi. Kam dy fëmijë pa babë.

Julida Sula: Do më lesh dhe ti mes 4 rrugëve?

Blerina: Jam në lagje me atë dhe kur me erdhi motra më tha se jam shtatzënë, më erdhi dhe i ati i djalit, dhe më tha Blerina, ti këtë punë e mbyll, do shkosh ti heqësh fëmijën motrës.

Eni Çobani: Ky është një moment shumë delikat. Ne në këtë seancë ndërmjetësimi nuk mund të themi, as emra, as atësi, as gjysh, pasi ju nuk keni patur një lidhje ligjore, ti je e dashura e djalit. Kam marrë në telefon zotërinë, se ma kërkoi Julida. Më ka thënë zonja Eni të lutem mos u merr me atë vajzë. Ajo iu ngjit djalit dhe do të thotë që fëmija është i joni. Më ka mirëpritur dhe më ka thënë zonjë, kam respekt për ju, mos e bashkoni figurën tuaj me një personazh të tillë, atë e njeh i gjithë Librazhdi. Unë i thashë dashuria e tyre do të përmendet në publik dhe zotëria më tha të bëjë çfarë të dojë. E kam ftuar zotërinë dhe nuk ka pranuar dhe ka thënë fëmija nuk është i imi. Djali i pretenduar si babai i fëmijës, nuk ndodhet më në Librazhd ai është larguar nga qyteti që në momentin që ka marrë vesh ardhjen në jetë të vajzës. Zotëria që kam folur unë nuk mban përgjegjësi dhe i kërkoj publikisht që djali të vijë në Shqipëri, pasi zonja do hapë proces gjyqësor, do të bëhet ADN. Jemi para një rasti që babai i fëmijës i pretenduar nga nëna, nuk e pranon atësinë. Në këtë moment nëna e fëmijës ka të drejtë ti drejtohet gjykatës nëpërmjet një analize të ADN-së ku duhen të jetë prindërit dhe fëmija. Rruga ligjore është shumë e saktë. Nëse ai vjen, ka forma që ai të vijë në Shqipëri.

Blerina: Atë duam të gjithë ne…Është e ulët për mua që ajo të mbajë fëmijën e një njeriu që nuk ia njeh./tvklan.al

- Advertisement -

Përlotet Bieta, cfarë ndodhi në studio me të ftuarën: Të kisha në krah, të kam në shpirt

Në një rrëfim të ndjerë, të sinqertë dhe frymëzues, autorja dhe poetja Rita Petro ka treguar ditën e sotme se si ka ndikuar mungesa...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.