Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ne emisionin Opinion foli rreth masave te marra kundër përhapjes së koronavirusit.
Lleshaj tha se autoritetet po punojnë për një skemë për heqjen e masave kufizuese, por kjo bazohet tek shpërndarja e COVID-19 në ditët në vijim
Ministri tha po ashtu se kufijtë do të qëndrojnë mbyllur deri në 15 qershor, ndërsa pas kësaj date do vlerësohet situata e pandemisë, gjë e cila do të lejojë ose jo hapjen e kufijve.
“Çdo ditë po punohet intesivisht për të palikuar një skemë çlirimi nga këto kufizime, të cilat duhet të shoqërohen me garancinë mos rikthimin e kësaj situate. Askush nuk ka interes për rikthimin e kësaj situate. Qeveria ka ekzistuar edhe qyetarët kanë qenë jashtë dhe kur janë brenda. Teza qarkullojnë sa të duash. Mos harrojmë që kemi kaluar një situatë relativisht mirë. “
A është e shpërpjesëtuar liria e lëvizjes së qytetarëve në raport me kërcënimin që kemi për momentin?
Jo, madje po bëhet çdo ditë përpjekja që të ruaj këtë ekuilibër të artë. Ne nuk jemi Gjermania dhe nuk mund ta përballojmë pandeminë vetëm me sistemin shëndetësor.
Kur do të hapen kufijtë?
Kufijtë do të hapen kur kjo çështje të arkivohet. Kufijtë janë çështje e dy palëve. Deri në 15 qershor është fakt që janë të mbyllur. Vetëm në raste të nevojave esenciale. Ne kemi interes të madh të kemi kufijtë të hapur. Por duhet të balancojmë sigurinë e jetës së qytetarëve dhe të ardhurave nga turizmi.