OBSH jep lajmin e fundit: Shumica e popullsisë botërore eshte..

622
0

Në nivel boteror, përveç testeve për të identifikuar koronavirusin, autoritetet e shëndetësise “kanë filluar të bëjnë studimet e para serologjike dhe, bazuar në të dhënat e mbledhura deri më tani, mund të thuhet se një përqindje relativisht e ulët e popullsisë ka zhvilluar antitrupa”.

Kështu u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), gjatë konferencës për shtyp mbi pandeminë e koronavirusit Covid-19, duke theksuar se kjo do të thotë se “shumica e popullsisë është akoma e ndjeshme ndaj virusit” .

Pikërisht për këtë arsye është thelbësore të mbahet vigjilenca e lartë, veçanërisht në një kohë kur, duke eliminuar gradualisht masat kufizuese, mund të ndodhë të kete rritje të infeksioneve të reja.
Sipas numrit një të OBDH “Shpërthim i rasteve është identifikuar në Wuhan, në Gjermani ka pasur një rritje të rasteve pas relaksimit të masave kufizuese dhe e njëjta ka ndodhur në Korenë e Jugut.