Kryeministri: Nga 18 maji hapim kufijtë brenda dhe fluturimet jashte vendit. A do karantinohen kush hyn dhe kush del?

821
0

Kryeministri Edi Rama tha se pas 18 majit, tha se do të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda vendit, qoftë për të kapërcyer kufijtë.

Mbrëmë morëm autorizimin e posaçëm nga agjencia e sigurisë ajrore e BE-së që në kushtet e mbylljes së shengenit deri në 15 qershor na mundëson rritjen e numrit të fluturimeve të ‘Air Albania’ për korridorin humanitar për të lehtësuar riatdhesimet.

Nga dita e hënë nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të shkojnë në hotele por në shtëpi duke respektuar të gjitha rregullat në bazë të ligjeve.