Alarmi i Policise Shtetit: Kujdes, ja po mashtrohen online shqiptarët

407
0

Shume shqiptarë po mashtrohen online, ku persona të huaj me adresa false krijojnë kontakte me ta, u marrin foto video e të dhëna personale dhe më pas u bëjnë shantazh.

Alarmi është dhënë nga krimi kibernetik në Policinë e Shtetit që ka vërejtuyr shtim të rasteve kohët e fundit. Sipas policies, përdorues anonimë të huaj krijojnë profile me emra shqiptarësh.

Më pas ata fillojnë bëhen miq me persona të caktuar dhe më pas u dërgojnë ftesa miqësie të gjithë rrjetit shoqëruar, për të krijuar bindjen se janë qytetarë normal.

Këta persona nisin të flasin me vajza ose djem për një kohë të caktuar derisa krijohet besimi. Në këtë moment ata mbledhin të dhëna personale, foto që mund të nisen, apo video dhe në këtë moment ndërpresin komunikimin.

Pas kësaj, personat me profile false fillojnë shantazhin, duke kërcënuar se do i publikojnë të dhënat dhe do ua nisin të njohurve.

Për të mos bërë shantazh dhe t’i fshijë materialet, këta persona kërkojnë që t’i dërgoni para me kompanitë financiare. Kush refuzon pagesën ata i publikojnë të dhënat.

Prandaj policia bën apel që qytetarët të jenë të kujdeshëm në rrjetet sociale dhe të mos i dërgojnë të dhënat e tyre personale tek persona që nuk i njohin nga afër.