Kryeministri Rama jep lajmin e rendesishem per shqiptaret ne Greqi qe kane kaluar afatin 90 ditor

613
0

Kryeministri Rama ka njoftuar diten e sotme se te gjithe ata shqiptare qe jane gjobitur ne Greqi do te rimbursohen nga qeveria shqiptare.

NJË LAJM ME RËNDËSI

Zyra ime ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, pas lajmit të bërë publik të gjobitjes së disa shtetasve shqiptarë që kanë tejkaluar afatin 90 ditor të qëndrimit në Greqi gjatë muajve të fundit.

Autoritetet greke i kanë qëndruar premtimit të dhënë qysh në fillim për të mosgjobitur shkeljen e afateve dhe rastet e gjobitjeve nuk janë shumë.

Por njëkohësisht ata do t’i rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura, ndërkohë që na kanë siguruar përsëri se në kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do të ndodhë vetëm në rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga Covid19.

UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË të cilëve autoritetet greke nuk do t’ua anulojnë gjobën, se do të rimbursohen në masën 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË🇦