Diskutimi i ri se kur do te hapen kufijte e BE. Lajme te mira vijne

641
0

Ministrat e Jashtëm të BE-së në një video-konferencë do të trajtojnë çështjen e rihapjes së kufijve mes tyre. Kjo çështje ka ngjallur në orët e fundit polemika të mëdha pasi Evropa është e ndarë në zona të kuqe dhe të gjelbërta.

Përpjekja diplomatike është që të arrihet një rihapje totale e kufijve te brendshëm evropiane që nga mesi i Qershorit. Ky afat kohor i rihapjes është konsideruar si jorealist nga shumë ekspertë në kushtet kur mungon një vaksinë efikase ndaj Covid-19. Për momentin është e pamundur për qytetarët e BE-së të lëvizin lirshëm, pa qëndruar në karantinë dhe pa pasur test negativ nga Covid-19.

Më të penalizuarit për të lëvizur jashtë vendit për qëllime turistike mbeten në zonën e kuqe italianët, spanjollët dhe francezët, shtete të cilat kanë edhe numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus. Italia pret pushuesit e huaj që nga 3 Qershori pa ju kërkuar në mbërritje qëndrimin e detyruar 14 ditor në karantinë, por duke u mjaftuar vetëm me teste të shpejta që japin përgjigjen në 20 minuta si dhe matjen e temperaturës së turistëve të huaj. Fqinjët si Austria apo Zvicra po hezitojnë të hapin kufijtë me Italinë për qëllime turistike.

Greqia e ka përshirë edhe Italinë në një listë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mos lejuar fluturime ajrore nga këto shtete të paktën deri më 31 Maj. Nga ana tjetër, qeveria spanjolle do t’i kërkojë nesër parlamentit që të shtyhet deri më 24 Qershor gjendja e jashtëzakonshme.

Kryeministri Sanchez tha se nëse Spanja do të kishte ndjekur strategjinë e “imunitetit të tufës” duke lejuar që virusi të qarkullonte lirshëm, do të kishte 300 mijë të vdekur dhe më shumë se 30 milionë të infektuar në popullsinë prej gati 47 milionë të Spanjës.

Vendimi i qeverisë spanjolle për ta mbajtur Madridin të mbyllur ka provokuar reagimin e ashpër nga autoritetet rajonale që kanë akuzuar qeverinë qëndrore se po luan politikisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.