Kryeministri: Po nuk paguat dritat ua premë!/ 77-vjeçarja rrë nqeth: Jam vetëm, kam 4 vjet pa drita

370
0

Gjendja në vendin tonë është është e rënduar akoma me shume prej koronavirusit. Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, por shqiptarët kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Por historia e Afërdita Kelit, e cila është 77- vjeçare është akoma dhe më e trishtë se kaq.

Ajo jeton në një banesë të vjetër në fshtatin Bargullas të qytetit të Çorovodës. Shtëpia ku ajo jeton është e çarë në të gjitha anët, kur bie shi, uji i futet i gjithi brenda.

Por ky nuk është i vetmi problem i saj, pasi ajo jeton në terr. Kjo pasi në shtëpinë e saj nuk ka drita prej 4 vitesh.

Ajo ka thënë për ‘’tch’’:

Nuk kam asnjë të ardhur tjetër që ti rregulloj shtëpitë me një pension fshati çfarë do bëj do ushqehem, do ble ilaçet apo do paguaj dritat. Kam 4 vjet pa energji elektrike, m’i kanë prerë. E vetme jetoj në këtë gjendje skandaloze. Ju lutem të më ndihmojnë sado pak edhe këto ditë që më kanë ngelur për të jetuar.
Kujtojmë këtu se disa kohë më parë kryeministri Edi Rama tha se faturat e dritave do të paguhen një më një. Ata që nuk paguajnë tha ai do u priten dritat. Rama sqaroi se kjo gjë do të bëhet pasi në të kundërt OSHEE-ja do të shkonte në gropë.