Jonida dhe Romeo nuk fshihen më, ja cfare publikojne ne rrjetet sociale

582
0

Pak muaj më parë, ne mediat roze, bëri bujë ndarja mes çiftit të njohur, aktorit Romeo Veshaj dhe këngëtares Jonida Maliqi.

Por tashmë duket se ata janë rikthyer bashkë dhe kjo gjë, konfirmohet në rrjetet sociale.

Çifti ndajnë fotografi të shkrepura në të njëjtat vende, ndonëse asnjëherë nuk shihen bashkë.

Kështu kanë bërë edhe këtë të premte ku secili prej tyre ka publikuar fotografi nga një lëndinë me lule të verdha.

E nëse publikisht nuk e kanë pranuar bashkimin, e njëjta ditë, të njëjtat foto dhe i njëjti vend, konfirmojnë se Jonida dhe Romeo vazhdojnë romancën e tyre dhe duket se dashuria është forcuar më tej.