Krushqit perballen live, Avniu: Më tha “vajzën e kam me një problem, i bie pak sëmundje toke”

190
0

Një javë më parë,”Shihemi në Gjyq” solli një konflikt të fortë mes Erjonës dhe babait të saj, Maliqit. Vajza i kërkoi të atit në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan që ta pranonte në shtëpi ndërsa ai e kundërshtonte për shkak të kanunit. Maliqi kishte rënë dakord që Erjona të martohej në moshën 16-vjeçare dhe sot që është 19 ka një fëmijë 1 vjeç e gjysmë prej bashkëjetesës sepse nuk pati celebrim zyrtar.

Gjatë seancës u kontaktua edhe ish-vjehrri i saj, Avniu i cili tha se Erjona është e sëmurë. Ai ka ardhur që të përballet në studio me Erjonën dhe Maliqin. Avniu thotë se ishte në dijeni të diagnozës së Erjonës pasi ia kishte pohuar vetë Maliqi.

Avni: I kam hyrë në shtëpi për vajzën e vet, kanë pranuar çifti vajzën e vet, u martuan. Maliq Kastrati më ka thënë: “vajza ime është një çikë me një problem”. Çfarë problemi është? “I bie pak sëmundje toke”.

Eni Çobani: Ta ka thënë pra, është shumë e rëndësishme, ta ka thënë.

Avni: O Maliq, po të pranoj për mik, ishalla do kalojë. Vazhdoi sërish epikriza e kësaj, shumë të lartë dhe e ka edhe sot shumë të lartë, mos të lavdërohet Maliq Kastrati këtu në publik, e ka shumë të lartë epikrizën.

Maliq: A je doktor ti?

Avni: Jam doktor dhe  do ta shoqëroj deri në fund o Maliq!

Maliq: Kam të drejtën e fjalës?

Avni: Jam doktor, s’jam doktor e verifikojnë të tjerët.

Maliqi thotë se ka kërkuar që të kryhet celebrimi mes Erjonës dhe Lorencit kur vajza ka arritur moshën madhore, por Avniu nuk ka pranuar.

Eni Çobani: Pra  nuk ke dashur të bëhet celebrim?

Avni: Asnjë mënyrë. Çdo hap që kam marrë, Erjona Kastrati ka dalë e sëmurë dhe është edhe sot e sëmurë.

Eni Çobani: Atëherë nuk  ke dashur që të lidhet martesa për shkak të sëmundjes?

Avni: Unë kam biseduar me Maliq Kastratin, do shkoj këtë javë në Greqi. E ka marrë dy herë nga dera e shtëpisë time për kurim në Greqi.

Eni Çobani: Pretendimi juaj i vetëm për këtë vajzë që sot është vetëm 19 vjeç, Avni, kemi një vajzë e cila është bërë nënë, ka një fëmijë 17-muajsh që e mbani ju dhe unë ta kam thënë edhe privatisht, po ta them edhe publikisht, është vetëm 19 vjeç. Ajo është akoma fëmijë. Ju po diskutoni për diçka që në fakt unë do matesha ta thoja siç e thoni ju./