E qortoi gjatë orës së mësimit, 15-vjeçari i thyen krahun mësuesit

367
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 15-vjeçar ka dhunuar mësuesi ne tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Tarantos, ku adoleshenti ka dhunuar 55-vjeçarin, pasi ai e kishte kritikuar gjatë orës së mësimit. Kur mësuesi i kërkoi që t’i kushtonte më shumë vëmendje gjatë orës së mësimit, djali ka reaguar dhunshëm, duke e goditur mësuesin me shqelma dhe grushte, derisa i ka thyer krahun.

Sipas mediave të huaja, vetëm ndërhyrja e shokëve të klasës ka bërë që mësuesi të shpëtojë. I mituri u shoqërua në polici pas dhunës, teksa mësuesi u dërgua në spital.