Kritikoi motrat Vjollca, Getoari telefonon Alketa Vejsiun, ja cfarë bën moderatorja

1505
0

Krahas fotove të motrave Marina dhe Luana Vjollca në Dubai ku moderatoret po kalojnë pushimet këto ditë se bashku me partnerët e tyre, Alketa Vejsiu nçpçrmjet revistës që dejton “Class”, bëri një përshkrim-paralelizëm se pse shqiptarët pëlqejnë ‘bukurinë arabe’ me sheikë, forma të kolme, e buzë të fryra; e jo atë italiane e franceze.

Por, duket se ky postim nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortit të Marinës, reperit Getoar Selimi, pasi burime për “Anabel” bëjnë me dije se Getoari ka tentuar vazhdimisht të komunikojë me Alketën.

Po ashtu raportohet se Alketa nuk i është përgjigjur.

Pas mesazheve dhe tentativës së reperit për të folur me moderatoren Vejsiu, kjo revistë editoi statusin përbri fotos së motrave Vjollca duke shkruar thjesht: “Motrat Vjollca në Dubai”.

Nuk dihet nëse pas kthimit, Merina, Luana apo Getoari do t’i kërkojnë llogari Alketës për komentet e saj, lidhur me pushimet luksoze që ata po kalojnë këtë fundvit në Dubai.