Krijohet web faqja ”Un jam Klodiani”

425
0

Prej 4 ditësh, slogani ”Un jam Klodiani’’, mbizotëron në protestat e zhvilluara në të gjithë Shqipërinë, teksa kërkohet drejtësi edhe për rastin e tij.

Përveç pankartave dhe mbishkrimeve në godina të ndryshme shtetërore dhe jo vetëm, tashmë ka dhe një web faqe me domain dhe me mbishkrimin ”Un jam Klodiani’’.

Në këtë faqe, janë postuar të gjitha lajmërimet për protesta ku më pas mund të organizohen qytetarët, apo edhe lajme të ndryshme që lidhen me këtë rast fatal që pësoi i riu në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit.

unjamklodiani.com

Në Tiranë dhe qytete të ndryshme të vendit janë organizuar një sërë protestash.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj njoftoi dorëheqjen nga posti 2 ditë më parë, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq.

Ata kërkojnë edhe dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, megjithatë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se diçka e tillë nuk do të ndodhë, duke i etiketuar protestuesit, si lukubi halabakësh.