“Mami dhe babi …”- Rudina Dembacaj ‘rikthehet’ me ish bashkëshortin për hir të vajzës

1426
0

mOderatorja Rudina Dembacaj është komentuar mjaft pasi i dha fund martesës me ish-bashkëshortin, Alex dhe u lidh me ish-deputetin, Mark Frroku.

Ajo i ka hedhur pas krahëve kritikat, duke vazhduar jetën e saj e lumtur pranë ish-deputetit, me të cilin do shkojë së shpejti drejt altarit.

Megjithatë, ajo ka treguar se ka ruajtur marrëdhënie të mira me ish-bashkëshortin e saj për hir të vajzës së tyre, Viktorias.

Mbrëmjen e djeshme, Rudina Dembacaj publikoi disa foto tek pema e Vitit të Ri në kryeqytet me Alex dhe Vikin.

Në foto ata shihen duke u argëtuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërkohë që Alex mban në krahë vajzën e tij.

“Në ditët e pushimit, mami dhe babi, gjejnë gjithmonë kohë të gëzojnë Vikin ❤️”- shkroi moderatorja krahas imazheve.