Një nga konkurrentet nuk e ka duruar dot ngritjen e zërit të Renatos gjatë emisionit “Hell’s kitchen” dhe është bërë më nerva. Shef Renato po kontrollonte picat e përgatitura nga konkurentet Sokoli dhe Ledjoni dhe i thot se ato ishin të papjekura.
“Picë e papjekur? E kontrollove?”, e pyeti Renato Sokolin dhe kur nuk mori një përgjigje i ngriti zërin: “E kontrollove picën?”.

“Picë e papjekur”, tha Shef Renato duke e hedhur në dysheme. Sokoli u nevrikos shume, gjuajti me shkelm dhe u largua duke sharë.

“Zhduku nga kuzhina, zhduku mos të shikoj fare, dil përjashta”, i thotë Renato.
“Nuk ishte e papjekur, e pranoj që brumi ishte pak i trashë, por nuk ishte e papjekur”, tha konkurenti.
