Kjo është mënyra më e mirë për të larë xhupin me pupla pa qenë nevoja të paguani para në pastrim kimik/VIDEO

964
0

Edhe pse temperaturat e ngrohta të këtyre ditëve të fundit po paralajmërojnë pak nga pak ardhjen e pranverës, është ende herët për të bërë ndryshime në garderobë. Por, është gjithashtu herët edhe për të hequr dorë nga xhupi me pupla të cilin e keni përdorur gjatë këtij viti ndonëse ka ardhur koha që ta lani.

Në të vërtetë kjo është sfida për të gjitha gratë, pasi gjatë larjes me lavatriçe puplat ngjiten njëra me tjetrën duke e kthyer larjen në një stres.

Me ndihmën e këtij truku, nuk keni se pse të shpenzoni më para dhe kohë. Xhupi juaj do të jetë i pastër dhe puplat do jenë njësoj si herën e parë që ju e keni blerë.

Vendosni xhupin në lavatriçe dhe zgjidhni programin e larjes me dorë në temperaturë minimale 30 gradë. Futni brenda më lavatriçe 2 topa tenisi dhe mbyllni derën e saj.

Sipas dëshirës mund të zgjidhni larës të lëngshëm ose detergjent pluhur. Mos e nxirrni menjëherë pas larjes, por bëni shpëlarje të dyfishtë me numër minimal xhirimesh të centrifugës. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme. Pasi ta provoni këtë metodë do të na falenderoni pasi xhupi juaj me pupla do të bëhet sikur i ri.

https://youtu.be/xuH0hy_0hA0