Biskota me qumësht Panda. Ju duhen vetëm tri përbërës dhe 5 minuta kohë!

1741
0

Ju duhen vetëm tri përbërës dhe 5 minuta kohë, për përgatitjen e këtyre biskotave fantastike! Hidhini një sy recetës më poshtë.

Me siguri fëmijët tuaj do të lëpijnë gishtat.

 

Përbërësit:

  • 500 gram miell fryrës
  • 250 gram margarinë
  • 1 kuti qumësht Panda

Përgatitja:

  • Hidhni margarinën në një tigan dhe vendoseni  të shkrijë. Pas kësaj, largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta.
  • Ndërkohë, në një tas shtoni miellin dhe qumështin Panda. Shtoni  margarinën e shkrirë dhe përziejini mirë.
  • Ngjesheni brumin mirë për disa minuta dhe filloni të formoni biskotat sipas formës që dëshironi.
  • Vendosni një letër në enën për pjekje dhe më pas të gjitha biskotat në të.
  • Vendosini në furrë të piqen për rreth 18 deri në 20 minuta në temperaturën 180 gradë Celcius.
  • Shijojini!

/Shije.al/