Shqiptarët do të “vuajnë për bukë”,vjen alarmi botëror

891
0

Të gjithë jemi informuar mbi raportet se Shqipëria rrezikohet nga përmbytjet, rrëshqitjet e dherave apo tërmetet, por Organizata Botërore e ushqimit ka ngritur alarmin mbi një tjetër rrezik.

Sipas një harte të re të përpiluar nga kjo organizatë, Shqipëria gjendet në mesin e shteteve të cilat janë të rrezikuara nga furnizimi me ushqime në vitin 2050.

Pjesë e kësaj liste alarmante, krahas vendit tonë radhiten edhe pjesa më e madhe e vendeve afrikane, amerikanojugore dhe aziatike.

Edhe pse Evropa nuk rrezikohet, tjetër panoramë shfaqet në Ballkan, shkruan “Monitor”.

Një problem që Organizatat e huaja e konsiderojnë si shumë të rëndësishëm është nevoja për të ndryshuar zakonet tona të ngrënies. Kjo, sepse ngrohja globale dhe të tjera rreziqe që i kanosen globit kanë ndikuar në pakësimin deri në zhdukje të disa lloje ushqimesh bazë.

Harta e ofruar nga Organizata Botërore e Ushqimit tregon vendet më të rrezikuara nga pakësimi i ushqimeve, ndër të cilat Ballkani do të ndikohet, krahas vendeve të kontinentit afrikan apo ato të Amerikës Jugore.

Përveç kafesë, ka 11 specie bimore në rrezik zhdukjeje sipas raportit. Ato janë: Avokado, Çokollata, veza dhe vera, peshku, luleshtrydhet, frutat e thata, banania, qepa, kumbulla, orizi, gruri, soja etj.